Dr. Ilir Panda
 

Dr. Ilir Panda

Pedagog
Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare
Funksioni Administrativ: Përgjegjës i Departamentit së Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare

Angazhimi në mësimdhënie
- Procedura Penale (Fakulteti i Drejtësisë)
- Organizimi Gjyqësor (Master Shkencor në të Drejtë Penale dhe Kriminologji)
- Praktika profesionale dhe praktika gjyqësore (Fakulteti i Drejtësisë)

Fushat e kërkimit:
- E Drejta Pocedurale penale
- Organizimi gjyqësor

Biografi e shkurtër
Ilir Panda është diplomuar "Jurist", ne Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ne vitin 1986. Ka kryer kualifikime pasuniversitare: ne Itali, pranë Fakultetit te Jurisprudences, ne Universitetin e Trentos, ne vitin 1993; kualifikim për Magjistrat, organizuar nga UNICRI (United Nations Interregional Crime and Justice Research Institute) dhe CSM (Superior Council of Magistracy), ne Rome, Itali, ne vitet 1994, 1998 dhe 2003; Trajnim mbi "Common Law", organizuar nga Lord Chancellor Department, ne Londër, (Britani e Madhe), ne vitin 1995; Programi "Trajnim i trajnuesve", i Departamentit te Drejtësisë te Shteteve te Bashkuara te Amerikës, organizuar ne Varshave (Poloni), ne vitet 1998-1999; Studime pasuniversitare, ne Fakultetin e Drejtësisë, ne Universitetin e Tiranës dhe marrje e gradës "Master", ne 2005 dhe "Doktor", ne 2011.

Ka filluar punën si hetues ne Hetuesitë e Rrethit Kruje (1986-1990) dhe Tirane (1990-1991); Specialist ne Drejtorinë e Kodifikimit ne Ministrinë e Drejtësisë (1991-1994); Avokat (Dhoma e Avokateve Tirane), (1994-1997 dhe 2000-2002); Pedagog ne Shkollën e Magjistraturës (1997-1999); Ministër i Drejtësisë (1999-2000); Zevendeskryetar i Këshillit te Lartë të Drejtësisë (2003-2007); Aktualisht, pedagog ne Universitetin "Marin Barleti".

Publikime:
Monografi, tekste, etj.:
- Bashkautor i Komentuarit për Procedurën Penale ne Republikën e Shqipërisë. Libri është botuar ne vitin 2002 dhe ribotuar ne vitet 2005, 2007, 2009 dhe 2010. është i përkthyer dhe i botuar edhe ne gjuhen angleze.

Artikuj shkencorë:
- Në Revistën Shkencore të Shkollës së Magjistraturës, "Jeta Juridike", Nr. 1, Qershor 2002, Rubrika "Artikuj teorikë", punimi me temë "Teknikat hetimore në krimet e vrasjes dhe veprimet e subjekteve procedurale të ndjekjes penale gjatë hetimit të tyre".
- Në Revistën Shkencore të Departamentit te Shkencave Juridike, te Universitetit te Triestes, "Quaderni del Dipartimento di Scienze Giuridiche", Nr. 4, viti 2000, punimi me temë "Çështja e dënimit me vdekje".
- Në Revistën "Gjeopolitika", Nr.IV, Mars 2010. Revistë e Institutit Kërkimor Shkencor "Barleti". Punimi me temë "Kushtetuta e Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues".
- Në Revistën "Gjeopolitika", Nr. IV, Mars 2010. Revistë e Institutit Kërkimor Shkencor "Barleti". Punimi me temë "Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës"
- Në Revistën "Drejtësia", revistë e organeve të drejtësisë, tetor-dhjetor 1993, me titull "Kodifikimi - Aspekte teorike dhe historike".
- Në Revistën "Sigma", botim i Bashkimit Evropian, Bruksel, Nr. 7, Shkurt 2005, me titull "Reforma Gjyqësore në Shqipëri".
- Në Revistën "Trajtime Juridike", botim i Fondacionit "Danida", Tirane 2002, me titull "Gjykimet e posaçme".

Referime në konferenca:
- Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, "Kushtetuta dhe Sfidat e Konsolidimit të Republikës së Kosovës", organizuar nga Universiteti "Marin Barleti", Tiranë dhe Kolegji "Dardania", Prishtinë, në 29 Mars 2010. Referuar punimi me temë "Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës".
- Konferencë Shkencore Rajonale Ndërkombëtare për Punën e Sistemit Gjyqësor, Prishtinë, Republika e Kosovës, në 25-27 Qershor 2003. Referim, me temë, "Aspekte të organizimit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë".
- Kongresi i 10-të të Kombeve të Bashkuara "Për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e viktimave", mbajtur në Vjenë, Austri. Referim, me temë "Krimi dhe drejtësia, përballja me ndryshimet në shekullin e XXI".

Kontribute të tjera:
- Anëtar i Dhomës se Avokateve te Shqipërisë, qe nga viti 1994.
- Afetar i Dhomës Ndërkombëtare te Avokateve (International Bar Association), qe nga viti 1995.
- Pedagog (i jashtëm) i Fakultetit te Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitet 1993-1999.
- Pedagog (i jashtëm) ne Shkollën e Magjistraturës se Shqipërisë, qe nga viti 1999.
- Këshilltar Ligjor i Avokatit te Popullit te Republikës se Shqipërisë, në vitet 2000-2002
- Ekspert lokal i Këshillit te Evropës.
- Ekspert lokal i UNICEF (United Nations Children's Fund).
- Afetar i Këshillit te Larte te Drejtësisë te Shqipërisë, ne vitet 2002-2007.

Pjesëmarrje në projekte (shkrim, drejtim dhe zbatim projektesh):
- Afetar i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Shqipërisë, ne vitet 1992-1995 (I organizuar nen kujdesin dhe ndihmën e Këshillit te Evropës).
- Anëtar i Grupit te Punës për përgatitjen e Manualit për të Drejtat e Njeriut ne Shqipëri (Projekt i Qendrës Daneze për te Drejtat e Njeriut), ne vitet 1996-1999.
- Anëtar i Grupit të Punës për Përafrimin e Legjislacionit Shqiptar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Projekt i Këshillit të Evropës), ne vitet 1997 dhe 2000-2001.
- Anëtar i Grupit ndërministror të punës për Sistemin e Drejtësisë për të Miturit ne Shqipëri (Projekt i UNICEF), ne vitin 2000.
- Redaktor ligjor i botimin ne gjuhen shqipe të Manualit "Per Gjykimin e Drejte" (Projekt i Amnesty International), në vitin 2001.
- Anëtar i Grupit te Punës dhe Trajnues ne Projektin e "Trajnimi i gjyqtareve dhe prokuroreve të zonave verilindore të Shqipërisë" (Projekt i Fondacionit SOROS dhe DANIDA), ne vitin 2001.
- Koordinator i Grupit te Punes per ndryshimin e legjislacionit ekzistues për Drejtësinë për të Miturit ne Shqipëri dhe përafrimin e tij me konventat ndërkombëtare dhe aktet e tjera nderkombetare, si dhe i Grupit te Trajnimeve për Drejtësinë për të Miturit (Projekt i UNICEF), ne vitin 2001
- Anëtar i Grupit të Punës për "Shqyrtimin e Mosdiskriminimit në këndvështrimin e Paktit te Stabilitetit te Evropës Juglindore" (Projekt i Këshillit te Evropës), ne vitet 2002-2003.
- Redaktor i Buletinit Ligjor mbi jurisprudencen e vendimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, ne Strasburg (Projekt i Këshillit të Evropës dhe i Qendrës Evropiane ne Shqipëri), ne vitet 2001-2006.
- Projekti "Edukimi ligjor për te rinjtë", Universiteti "Marin Barleti", Instituti Kërkimor Shkencor "Barleti" dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, vitet 2010-2011.