Edlira Lloha, LLM, MA
 

Edlira Lloha, LLM, MA

Pedagoge
Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti i të Drejtës Private
Funksioni Administrativ: Anëtare e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike

Angazhimi në mësimdhënie
- E drejtë Tregtare (Fakulteti i Drejtësisë)
- E Drejtë Familjare (Fakulteti i Drejtësisë)
- E Drejta e Autorit (Fakulteti i Drejtësisë)
- E Drejta e Shoqërive Tregtare (Master Profesional në E drejtë Tregtare)
- E Drejta e Biznesit (Fakulteti i Drejtësisë)

Fushat e kërkimit:
- E drejtë tregtare
- E drejta e autorit
- E drejta e markave

Biografi e shkurtër
Edlira Lloha është pedagoge e të drejtës tregtare në Universitetin Marin Barleti. Ajo ka ndjekur studimet për Drejtësi në Universitetin e Varshavës dhe ka fituar titullin Master në Drejtësi (LL.M) nga Fakulteti i Drejtësisë së këtij Universiteti në vitin 2000. Njëkohësisht, Edlira LLOHA ka ndjekur studimet e plota në degën e Shkencave Politike dhe ka marrë titullin Master në Shkenca Politike (MA) në vitin 2001 nga Fakulteti i Shkencave Politike të Universitetit të Varshavës. Edlira Lloha është përfshirë në menaxhimin dhe koordinimin e disa projekteve të rëndësishme të ndihmës teknike të BE-së dhe të Këshillit të Evropës në Shqipëri, ndër të cilat ka qenë koordinatore lokale për Projektin Rajonal të KE-së "Lufta ndaj Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor", në periudhën 2004-2006. Edlira LLOHA ka drejtuar në periudhën 2006-2007, Drejtorinë e Nxitjes së Investimeve të Huaja në Agjencinë Shqiptare të Investimeve të Huaja dhe Eksporteve "Albinvest" dhe ka shërbyer më pas në cilësinë e këshilltares për nxitjen e investimeve të huaja, të programit rajonal të Bankës Botërore "Invest in the Western Balkans". Njëkohësisht, Edlira Lloha është angazhuar dhe në mësimdhënie pranë Universitetit Publik të Kosovës, në Fakultetin e Shkencave Politike dhe në Universitetin "UFO", në Departamentin e Shkencave Politike.

Artikuj shkencor:
- Rëndësia e kërkesës individuale para Gjykatës Kushtetuese në Sistemin Gjyqësor; Tribuna Juridike, Janar 2004
- Sfidat dhe Kostot e Anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Tribuna Juridike, Maj 2004
- Sovraniteti dhe pasqyrimi I tij në Kushtetutën e Kosovës, Revista "Gjeopolitika", Nr.IV, Mars 2010 Referime në konferenca
- Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, "Kushtetuta dhe Sfidat e Konsolidimit të Republikës së Kosovës", organizuar nga Universiteti "Marin Barleti", Tiranë dhe Kolegji "Dardania", Prishtinë, në 29 Mars 2010. Referuar punimi me temë "Koncepti i Sovranitetit dhe Pasqyrimi i tij në Kushtetutën e Kosovës"

Kontribute të tjera jo shkencore/ raporte, publikime në shtyp/ etj:
- "Rreth Konventës Evropiane - Një Komentar i Shkurtër Rreth Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", me autor. Marek Antoni Nowicki, Ombudsman-i Ndërkombëtar për Kosovën, përkthim dhe redaktim;
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në gjuhën polake, për serine e publikimeve të Kushtetutave, të kryera nga Biblioteka e Parlamentit Polak; përshtatje dhe përkthim në gjuhën polake
- Seri artikujsh në Gazetën kosovare "KOHA DITORE" mbi çështjet e të drejtave të njeriut
- Përkthim, përshtatje dhe sistemim i materialeve të përfshira në "Përmbledhje legjislacioni për pakicat kombëtare", Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, 2005
- Redaktim i Fjalorthit me terma për të Drejtat e Njeriut, Botimi i Institutit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, 2001
- Projekti "Edukimi ligjor për te rinjtë", Universiteti "Marin Barleti", Instituti Kërkimor Shkencor "Barleti" dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, vitet 2010-2011.

Pjesëmarrje në projekte :
- Koordinatore lokale e Projektit të BE-së dhe KiE "Fighting organized and economic crime in the Western Balkans"
- Këshilltare e projektit të Bankës Botërore "Invest in the Western Balkans" , Tiranë, 2007-2009
- Koordinatore e Projektit "Ngritja dhe Funksionimi i Qendrës për Edukimin Publik Ligjor" me mbështetjen financiare të AMSHC-së, dhe Institutit Kërkimor-Shkencor "Barleti", Tiranë-Durrës, 2011